Në spitalin e Ferizajt, vdesin dy pacientë me koronavirus

Në spitalin e Ferizajt, vdesin dy pacientë me koronavirus

19:12, 15/07/2020

Kanë vdekur dy pacientë me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë sot në një konferencë për media kanë publikuar rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bëri të ditura shifrat e fundit me koronavirus në vend.

Ramadani tha se janë 119 raste të reja, 92 persona të shëruar dhe gjithsej 112 persona të vdekur nga koronavirusi deri më tani.

Kjo lë të kuptohet se katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, pasi deri në mbrëmjen e së martës, numri total i të vdekurve nga COVID-19 ka qenë 108.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco