Katër zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal me Covid

Katër zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal me Covid

14:57, 10/07/2020

Ministria e Pushtetit Lokal, ka vazhduar punën dhe realizimin e aktiviteteve nga plani i punës për vitin 2020, pavarësisht rrethanave të reja të krijuara për shkak të pandemisë globale të #COVID 19 (koronavirusit).

MPL bën të ditur se deri më tani me virusin COVID 19 janë prekur 4 zyrtarë, të cilët janë në vetë-izolim dhe janë gjendje stabile shëndetësore. Në këtë rast, janë ndjekur të gjitha udhëzimet e IKshP-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Po ashtu MPL, sipas vendimeve të Qeverisë vazhdon punën në zyrë me stafin esencial sipas planit të prezencës.

Ministria e Pushtetit Lokal bënë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave mbrojtëse individuale. Duke bartur maskën dhe duke mbajtur distancën fizike, do të jemi në gjendje që të parandalojmë përhapjen e virusit dhe ruajtjen e shëndetit për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco