Gjilani thotë se situata me COVID-19 është nën kontroll

Gjilani thotë se situata me COVID-19 është nën kontroll

14:16, 10/07/2020

Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka mbajtur një takim të premten, ku është vlerësuar situata pas 27 rasteve të reja pozitive në këtë qytet.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, që e drejton komitetin, ka thënë se situata është nën kontroll, ndërsa ka treguar se janë identifikuar burimet e infeksioneve të fundit.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Epidemilogia, Burbuqe Shkodra, ka treguar se në ditët e fundit është rritur numri i rasteve, por ka shtuar se gjendja e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 është stabile. Ajo ka shtuar se do të testohen vetëm rastet që janë të hospitalizuara dhe që kanë shfaqur simptome.

Ndërkohë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu Ukshin Ismaili, ka thënë se në spital mund të trajtohen përnjëherë 14 raste me oksigjenoterapi ndërsa janë 50 shtretër ku mund të hospitalizohen personat e prekur. Ai ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë simptome të paraqiten në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco