Ishte me Covid-19 dhe thyen rregullat, madje bën dhe një ‘selfie’

Ishte me Covid-19 dhe thyen rregullat, madje bën dhe një ‘selfie’

23:45, 08/07/2020

Edhe pse ishte konfirmuar me koronavirus dhe duhet të qëndronte i izoluar në shtëpi, një 32-vjeçar në Zelandën e Re ka thyer të gjitha rregullat, duke dalë në publik.

Madje, ai ka shkuar në një supermarket, ku ka bërë edhe një ‘selfie’, ndërsa tashmë do të përballet me ligjin.

32-vjeçari ishte kthyer në Zelandën e Re më 3 korrik nga India. Ministri i Shëndetësisë reagoi mbi këtë rast, duke theksuar se tashmë ky person do të përballet me ligjin.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë pacientin, i cili ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë në supermarket, por nuk ka pasur kontakt me persona të tjerë.

Megjithatë, supermarketi është dezinfektuar menjëherë pas këtij rasti.

Zelanda e Re vijon të mbetet një shembull për menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Prej 22 majit nuk ka pasur asnjë rast brenda vendit, por vetëm qytetarë të infektuar, të cilët kanë ardhur nga shtete të tjera.

Deri tani, në Zelandë janë infektuar 1537 persona, nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco