Nëntë pacientë në Spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi

Nëntë pacientë në Spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi

23:19, 08/07/2020

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Nysret Hajrullahu thotë për RTV Dukagjinin se në këtë spital janë duke u trajtuar 20 pacientë.

“Nga këta pacientë që po trajtohen në Repartin Infektiv gjashtë prej tyre janë të konfirmuar pozitiv në COVID-19 ndërsa tjerët janë në pritje të testimit”, tha ai.

Hajrullahu thotë se 9 prej 20 pacientëve janë të kyçur në oksigjenoterapi pasi kanë nevojë për një shërbim të tillë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan thotë se janë mjaft mirë të pajisur me aparatura dhe materiale shpenzuese për të trajtuar pacientët e prekur me COVID-19.

Kujtojmë prej disa ditësh trajtimi i pacientëve me COVID-19 është duke u bërë edhe në spitalet rregjionale në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco