Konfirmohet me Covid-19 rasti i parë në Komunën e Junikut

Konfirmohet me Covid-19 rasti i parë në Komunën e Junikut

20:30, 08/07/2020

Edhe në Komunën e Junikut është konfirmuar rasti i parë me Covid-19, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo komunë përmes një njoftimi në Facebook.

"Sot është konfirmuar rasti i parë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Junikut, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Menjëher pas komfirmimit është vetëizoluar sipas rekomadimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco