Numri i te vdekurve me COVID – 19 në Kosovë ka shkuar në 82

Numri i te vdekurve me COVID – 19 në Kosovë ka shkuar në 82

18:10, 08/07/2020

Numri i rasteve të vdekjeve në Kosovë si pasojë e COVID-19 në ditët e fundit është rritur ndjeshëm. Një gjë e tillë ka bërë që Qeveria e Kosovës të rikthejë edhe masat përmes të cilave kufizohet liria e lëvizjes në disa qytete ku ka edhe numër të madh të të infektuarve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik brenda datave 5,6 dhe 7 korrik kanë vdekur gjithsejtë 16 persona.

Më datën pesë korrik kanë vdekur 9 persona, me datën 6 korrik kanë vdekur 4 persona dhe me datën 7 korrik kanë vdekur 3 persona.

Pra numri i vdekjeve nga 66 sa ka qenë më datë katër korrik ka shkuar në gjithsejtë 82.

Sipas IKSHP-së dhe njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se të gjithë rastet e vdekjeve nga COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Megjithatë pavarësisht këtyre shifrave alarmante dhe ngjarjeve të së dielës në Klinikën Infektive e cila ishte vërshuar nga policë, prokurorë e hetues, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se s’ka vend për panik dhe se Kosova ka ende kapacitete për t’u përballur me pandeminë. 6 vdekjet e së dielës (5 korrikut) tashmë janë duke u hetuar pasi ka dyshime se mund të kenë ndodhë si pasojë e furnizimit me oksigjen.

Kryeministri Avdullah Hoti si pasojë e situatës së krijuar teksa kishte prezantuar masat e reja të kufizimit të lëvizjes, kishte treguar se do të shtojnë edhe 7 aparatura për kryerjen e testimeve për COVID-19, 6 prej të cilave do të shpërndahen nëpër pikat e IKSHP në gjithë vendin, ndërkohë 1 kishte treguar se do të vendoset në Prishtinë.

Përveç kësaj Hoti ka treguar se do të bashkëpunohet edhe me spitalet private për të shfrytëzuar ato në rast të rritjes së numrit të personave me gjendej të rënduar nga COVID dhe gjithashtu ka treguar se spitalet private që do të arrijnë të licencohen do të mund të kryejnë pastaj teste për COVID-19.

Kreu i Qeverisë është ftuar ndërkohë për raportim në Kuvendin e Kosovës nga Kryesia e Kuvendit me iniciativë të Arbërie Nagavcit të LDK’së, pas situatës së fundit të krijuar nga pandemia COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco