OBSH: Ka prova se virusi përhapet nga grimcat e mbetura në ajër

OBSH: Ka prova se virusi përhapet nga grimcat e mbetura në ajër

11:33, 08/07/2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.

Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të ajrosura dobët, tha Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, pranë OBSH-së.

Nëse provat konfirmohen, ato mund t’i ndikojnë udhëzimet për hapësirat e brendshme.

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve akuzonte ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.

"Kemi dashur që OBSH-ja t’i pranojë provat", i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, që nënshkroi letrën.

“Ky nuk është sulm kundër OBSH-së. Është një debat shkencor, por e kemi ndjerë se kemi nevojë të dalim në publik, sepse ata nuk pranuan t’i dëgjojnë provat edhe pas shumë bisedave me ta”, tha Jimenez.

OBSH deri më tani ka thënë se virusi transmetohet nga spërklat kur njerëzit kolliten ose teshtijnë.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 544,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 6.4 milionë janë shëruar./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco