QKUK: Nuk ka rrezikim të pacientëve në objektin e mjekësisë sportive

QKUK: Nuk ka rrezikim të pacientëve në objektin e mjekësisë sportive

11:40, 08/07/2020

Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës,  njofton se   furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet  e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

SHSKUK, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të kirjohet panik në opinion.

SHSKUK siguron qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesionaltë pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika  është stabil, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco