Shëndetësia: Merrni masa për t'u ruajtur ndaj sëmundjes, në spital edhe mosha të reja

Shëndetësia: Merrni masa për t'u ruajtur ndaj sëmundjes, në spital edhe mosha të reja

10:41, 08/07/2020

Dr. Genta Qirjako nga ISSH njoftoi se numri i të infektuarvë me koronavirus në Shqipëri që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 3106. Por, së fundmi, me shtimin e rasteve ditore,  “situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.

Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër.

Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco