56 të infektuar në Kamenicë

56 të infektuar në Kamenicë

09:23, 08/07/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se sot nga mostrat e marra në Komunën e Kamenicës tre persona kanë rezultuar pozitiv.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar.

“Nga rezultatet e IKShP-së, tre persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, përfshirë këtu një pjestar të stafit shëndetësor. Luftën ndaj virusit nuk e mposhtim dot pa ju, prandaj shtoni kujdesin. Vendos masken, mbaj distancen, dezinfekto duart”, ka thënë Kastrati.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 56, deri 42 janë të shëruar dhe 14 raste janë aktive.

Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco