Edhe një figurë tjetër e njohur në LDK me koronavirus

Edhe një figurë tjetër e njohur në LDK me koronavirus

13:57, 07/07/2020

Pozitiv në testin për koronavirus ka rezultuar edhe zyrtari i LDK-së, njëherish ish ministër i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, raporton Syri.net Kosova.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një postimi në Facebook, gjersa thekson se gjendja e tij është e mirë.

Krahas Abdixhikut, me koronavirus është konfirmuar edhe bashkëshortja e tij.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abxhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco