Pas shumë kohësh pa virus, konfirmohen 6 raste të reja me Covid-19 në Deçan

Pas shumë kohësh pa virus, konfirmohen 6 raste të reja me Covid-19 në Deçan

00:38, 07/07/2020

IKSHPK ka konfirmuar të hënën 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

6 prej këtyre rasteve ishin nga komuna e Deçanit. Kjo komunë kishte disa javë pa asnjë rast të vetëm, ndërsa prej fillimit të pandemisë kishte vetëm 3 raste.

Njëri prej tre rasteve ishte prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve, e cila përdorej si karantinë 14 ditore për mërgimtarët.

Ndërkohë 3 rastet e kaluara ishin shëruar të gjithë.

Komuna e Deçanit ishte njëra prej komunave me më së paku raste në Kosovë.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet. Mbajtja e distancës dhe maskës është një prej kushteve kryesore që ndikon në mos shpërndarjen e virusit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco