Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi, vdes e moshuara nga Fushë Kosova

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi, vdes e moshuara nga Fushë Kosova

19:53, 06/07/2020

Është shënuar edhe vdekja e tretë sot nga COVID-19 në Kosovë. 

Një 84 vjeçare nga Fushë Kosova ka vdekur si pasojë e virusit corona orët e pasditës.

Rastin për KALLXO. com e ka konfirmuar, Ali Topalli, zëdhënës në këtë komunë.

Ai ka theksuar se tashmë e ndjera ka qenë duke u trajtuar në shtëpi dhe ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një grua 84 vjeçare sot në Fushë Kosovë nuk ka munur ta përballojë virusin COVID-19, e cila më pas edhe ka vdekur. E ndjera kishte edhe probleme të tjera shëndetësore me të cilat ka qenë duke u ballafaquar që tash e një kohë. Ajo ka vdekur sot në orët e pasditës në shtëpinë e saj, ku edhe aty ka qenë duke u trajtuar”, ka thënë Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco