Zyra e OBSH-së në Kosovë: Mos pritni rënie të të prekurve më COVID-19

Zyra e OBSH-së në Kosovë: Mos pritni rënie të të prekurve më COVID-19

16:22, 06/07/2020

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka thënë se nuk pritet të ketë rënie të numrit të personave të infektuar në Kosovë edhe në dy javët e ardhshme.

Humolli në një intervistë për “Përballje ditore”, ka deklaruar se qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me virus.

“Masat restriktive që janë aplikuar tani që të mos shkohet në lokale pas orës 21:00 është dashtë të aplikohen qysh në fillim. Edhe pse në dy javët e ardhshme nuk presim rënie të rasteve. COVID-19 është tu jetu me neve, nuk ka fillu në janar që të përfundojë në qershor”, u shpreh ajo.

Humolli thotë se situata me pandeminë COVID-19 do të zgjasë minimum edhe një vit e gjysmë.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë intervistës për Telegrafin

Tutje ajo gjatë intervistë theksoi se Kosova është në limitet e fundit të shërbimeve shëndetësore dhe se është një rrezik i lartë. “Nuk mund t’i kthehemi normalitetit, prej tash tutje duhet me u mësu që shtatori të na gjej më maska”, shtoi ajo.


Zyrtarja e OBSH-së, apeloi të qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Aktualisht, në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 531. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco