COVID-19/ Bilanci i pandemisë në vendet arabe

COVID-19/ Bilanci i pandemisë në vendet arabe

15:20, 06/07/2020

 Autoritetet shëndetësore në 8-të vende arabe raportuan ditën e sotme gjendjen dhe përballjen që ata po bëjnë në luftën kundër Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e përditshme publikoi shifrat e reja ku ishin  441 raste të reja dhe 6 viktima duke e çuar në 16 mijë të infektuar dhe 952 të vdekur që nga fillimi  i pandemisë.

Libani njoftoi se janë konfirmuar 18 raste të reja duke e cuar numrin në 1873 dhe  nje viktimë të re dhe 36 në total.

Në Marok janë raportuar 3 viktima dhe  393 raste të reja, numri i të infektuarve ne total është 14 215 dhe 235 viktima.

Në Palestinë janë 20 viktima dhe 4722 të infektuar.

Jordani janë 10 raste të reja të infektuar dhe 1164 të infektuar në total ndërsa numri i viktimave është 10-të.

Në Tunizi janë 2 raste të reja duke shkuar në  numrin 1188 të infektuar  dhe 50 viktima.

Libia ka konfirmuar sot 71 raste duke e cuar numrin në 989 dhe 27 viktima .

Vendi më i prekur deri tani është Egjipti, ditën e sotme ka raportuar 63 viktima dhe 1218 infektime.

Atje raportohen 3343 viktima dhe 75 223 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Shifrat nuk janë plotësisht të sakta sepse në disa vende mungon raportimi i saktë i shifrave për të mos shkaktuar revolta në keq menaxhimin e situatës anti-covid 19 që ka shpërthyer në Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka prekur mbi 11 milion njerëz dhe 530 mijë viktima në mbarë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco