Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

08:28, 06/07/2020

Për më shumë se gjashtë muaj koronavirusi ka infektuar më shumë se 11 milionë njerëz në mbarë botën, dhe janë regjistruar më shumë se 525 mijë fatalitete. Edhe pse raporti tregon rritje në numrin e  infektimeve, shkencëtarët akoma nuk e kanë përgjigjen e pyetjes kryesore: Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

 

Një vlerësim i mirë do ta ndihmonte qeverinë ta parashikonte numrin e fataliteteve në rast se situata del jashtë kontrollit. Kjo shifër, që zakonisht quhet si shifra e fataliteteve, mund t’u tregojë mjekëve se çfarë të presin pasi pandemia po shpërndahet edhe në vendet me popullsi të dendur si në Brazil, Nigeri dhe Indi.

Edhe në vendet me varfëri  më të madhe, ku kërcënimet e vdekjeve si fruthi dhe malaria janë konstante dhe buxheti i ulët është një rutinë, numri mund t’i ndihmojë zyrtarët të vendosin nëse të shpenzojnë në respiratorë për oksigjen, ose ilaçe kundër fruthit dhe malaries.

Rastet e paregjistruara

Pyetja u bë edhe më e komplikuar muajin e kaluar ku Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka lëshuar të dhëna duke sugjeruar që për secilin infeksion të dokumentuar në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë edhe 10 raste të tjera të cilat nuk janë regjistruar fare, me siguri nuk janë marrë parasysh pasi që ata kanë qenë me simptoma shumë të lehta ose asimptomatikë. Nëse ende do të ketë pacientë asimptomatikë, kjo nënkupton se virusi nuk është kaq vdekjeprurës sikur kemi menduar.

Por edhe kalkulimi i asimptomatikëve është një çështje problematike. Të enjten, pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbajti një takim online me 1300 shkencëtarë nga mbarë bota, shefi i agjencisë së shkencëtarëve, dr. Soumya Swaminathan, ka thënë se konsensusi tani për tani është se rreziku i vdekjeve është më i vogël se 1 për qind.

Edhe pse ajo e ka bërë të ditur këtë,  0.6 për qind e popullsisë në mbarë botën është 47 milionë, dhe se 0.6 për qind e popullsisë në Amerikë është 2 milionë banorë. Pra, virusi mbetet një kërcënim tejet i madh. Aktualisht vendet kanë shkallë shumë të ndryshme të vdekshmërisë, të cilat matin vdekjen midis pacientëve që dihet se kanë pasur koronavirusin. Në shumicën e rasteve ky numër është më i larti në vendet që ka qenë virusi më herët.

Vdekjet e paregjistruara 

Sipas të dhënave të mbledhura nga “New York Times”, Kina kishte raportuar 90.229 raste që nga e premtja dhe 4634 vdekje janë regjistruar, që është 5 për qind. Shtetet e Bashkuara ishin shumë afër asaj shenje. Ka pasur 2.811.447 raste dhe 129.403 fatalitete, apo rreth 4.6 për qind. Këto përqindje janë nivele shumë më të larta se niveli i vdekjes 2.5 për qind që shpesh i atribuohet pandemisë së gripit të vitit 1918. Megjithatë, është e vështirë të matni nivelet e vdekshmërisë gjatë pandemive, veçanërisht në fillim të saj. Në kaosin që pason kur një virus i ri godet fort një qytet, mijëra njerëz mund të vdesin dhe të varrosen pa u testuar kurrë, dhe pa dyshim që të gjithë atyre duhet t’i bëhet autopsia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco