Rekord i zi/E diela përfundon me 9 vdekje nga koronavirusi në vend

Rekord i zi/E diela përfundon me 9 vdekje nga koronavirusi në vend

00:00, 06/07/2020

Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të personave të vdekur nga sëmundja Covid 19. 

Në njoftimin zyrtar të IshPK-së, raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 75 persona.

Nëntë është numri i kosovarëve që sot humbën jetën si shkak i coronavisurit. Ky është numri më i madh i të vdekurve që nga fillimi i pandmisë.

Në njoftimin e së shtunës, ISHPK njoftoi se numri i të vdekurve kishte shkuar në 66 persona. 
Ndërsa, në njoftimin e sotëm thonë se ky numër ka arritur në 75 persona që kanë humbur jetën nga coronavirusi. 

Pra, këto dy shifrat e publikuara dje dhe sot, tregojnë se vetëm të dielën, jetën kanë humbur 9 persona.

Edhe pse në njoftimin e IshPK-së nuk përmendet, dyshimi është ngritur se për disa nga të vdekurit, shkaktar ishte një defekt në pajisjet e oksigjenit në QKUK.

Si pasojë e rritjesë së numrit të infektuarve dhe të vdekurve, qeveria ka marrë vendim që t’i rikthejë disa nga masat kufizuese të fillimit të panedemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco