Greqi: Konfirmohen 9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Greqi: Konfirmohen 9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

17:50, 05/07/2020

Vetëm 9 raste të reja të Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilat 7 "të importuara".

Më konkretisht, shtatë rastet u identifikuan gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit, ndërsa njëra vinte nga Njësia Rajonale Xanthi dhe tjetra nga Njësia Rajonale Kastoria.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 3519. Asnjë vdekje e re e pacientëve nuk është raportuar me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 192 vdekje. Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjet. Numri i pacientëve të trajtuar në intubacioni është 11.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco