Hulumtimi 'skandaloz' që vërteton se gati një në tre banorë s’beson se ka koronavirus në Kosovë

Hulumtimi 'skandaloz' që vërteton se gati një në tre banorë s’beson se ka koronavirus në Kosovë

17:37, 05/07/2020

Kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në konferencë për media ka njoftuar se do të bëjnë reportazhe nga Infektiva për të treguar sa i rrezikshëm është COVID-19, pasi që 30 % e kosovarëve s’besojnë që ka virus.

E një hulmutim të tillë e ka kryer Pyper me një mostër jo të rastësishme ku ka reflektuar të dhëna interesante mbi bindjen e qytetarëve sa i përket virusit COVID-19.

“Së pari, vlen të ceket se vetëm 31.18% kanë raportuar se janë shumë të shqetësuar lidhur me numrin e lartë të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Një përqindje më e vogël prej 24.20% ndihen mesatarisht të shqetësuar dhe 17.74% nuk janë aspak të shqetësuar lidhur me këtë.

Njëkohësisht, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (61.58%) vlerësojnë se coronavirusi po mbivlerësohet pasi që sipas tyre virusi është më pak i rrezikshëm se që po portretizohet në media. Në anën tjetër, 14.47% konsiderojnë se ky virus është më i rrezikshëm se që po portretizohet në media. Vetëm rreth ¼ e pjesëmarrësve vlerësojnë se rrezikshmëria e virusit është aq sa po portretizohet në media”, thuhet në sondazhin e Pyper.

Më tej, është e rëndësishme të theksohet se prej numrit total të pjesëmarrësve, 29.03% kanë pohuar se nuk besojnë se në Kosovë ekziston COVID-19.

Për dallim prej këtij grupi, pjesa e mbetur e pjesëmarrësve janë shprehur se besojnë në ekzistencën e këtij virusi mirëpo vlerësimi i tyre mbi numrin e rasteve me virus është i ndryshëm.

Më saktësisht, 43.81% besojnë se numri i të infektuarve me COVID-19 që po raportohet në Kosovë është më i madh se që është realisht ndërsa disa besojnë se ky numër është më i vogël se që është realisht (31.92%). Vetëm rreth ¼ e pjesëmarrësve besojnë se numri i rasteve që po raportohen me COVID-19 është real.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco