Vazhdon numri i madh i rasteve të reja me COVID-19 në Prishtinë, ja sa raste u regjistruan sonte...

Vazhdon numri i madh i rasteve të reja me COVID-19 në Prishtinë, ja sa raste u regjistruan sonte...

00:23, 05/07/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte konfirmuar edhe 178 raste të reja me COVID-19, ndërsa 50 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 81.

 

Komunat tjera me raste pozitive janë: komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco