Dy raste të reja me Covid-19 në Gjirokastër/ Infektohet gruaja e biznesmenit

Dy raste të reja me Covid-19 në Gjirokastër/ Infektohet gruaja e biznesmenit

21:37, 04/07/2020

Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës.

Rasti i parë është bashkëshortja e një biznesmeni, D.K. i cili rezultoi pozitivë dy ditë më parë së bashku me 3 të tjerë.

NJVKSH në Përmet mori sot në mëngjes tamponin e bashkëshortes së tij, teksa këtë mbrëmje erdhi dhe përgjigja pozitive.

Ndërkohë rasti i dytë u shënua sërish këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës ku një 53 vjeçar është infektuar nga COVID-19.

Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 2,189 të infektuar ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 67 raste të reja.

Ndërsa numri i vikitmave ka shkuar në 74 teksa 2 viktima të reja u shënuan këtë të shtunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco