Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus në botë

Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus në botë

20:58, 04/07/2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirus në botë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 212 mijë e 326 raste të reja me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili e India, sipas raportit ditor, shkruan “The Guardian”. Rekordi i mëhershëm ishte 189 mijë më 28 qershor.

Numri i vdekjeve sillet rreth 5000 në ditë.

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, deri tash në botë janë regjistruar 11.1 milionë raste me koronavirus. 527 mijë persona kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco