Nëna e një dëshmori në Vushtrri vdes nga koronavirusi

Nëna e një dëshmori në Vushtrri vdes nga koronavirusi

19:46, 04/07/2020

Për 24 orë, dy qytetarë nga Vushtrria kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

 

Njëra nga viktimat, ishte nënë e një dëshmorit.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me anë të një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar.

Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.
Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco