53 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

53 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

18:40, 04/07/2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se deri tani atje janë shfaqur gjithsej 186 raste pozitive me Covid-19, prej të cilave 129 janë shëruar plotësisht, 53 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore dhe 4 qytetarë kanë humbur jetë deri më tani.

Në bazë të njoftimit që ai ka dhënë, bëhet e ditur se edhe 46 mostra janë në pritje të testimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe rezultatet e tyre do të publikohen këto dy ditë.

Në njoftimin e Komunës së Gjilanit thuhet se Haziri ka kërkuar nga qytetarët që edhe më tutje nivelin e kujdesit ta kenë maksimal sepse siç ka thënë ai, asgjë nuk ka përfunduar dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për masat mbrojtëse është e vetmja zgjidhje dhe e domosdoshme karshi armikut të pamëshirshëm Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco