Skenari italian po vjen si cunami...

Skenari italian po vjen si cunami...

17:31, 04/07/2020

Secili person i vdekur nga SARS CoV-2 ka histori të veçantë jetësore, shuarja e të cilëve ndikon thellësisht jetën e familjarve dhe miqve. Personat e vdekur nga ky virus nuk mund t’i trajtojmë si numra të statistikes ditore, tha analisti Blerim Vela.

Sipas tij Qeveria e Kosovës po tregon nivel të jashtëzakonshëm të paaftësisë dhe mungesës së ndjesisë se si të ballafaqohet me pasojat e Covid-19. 

Ai shtoi se tërë kohën janë të preokupuar për pushtetin dhe pozicionin e tyre politik e mediatik, ndërsa shëndeti i qytetarëve po rëndohet e ekonomia po dëmtohet nga moszbatimi i asnjë mase mbrojtëse apo kufizuese.

"Ndërmerrni masa sa nuk është tepër vonë! Skenari italian po vjen si cunami...", thotë Blerim Vela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco