Edhe një rast i ri me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

Edhe një rast i ri me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

14:47, 04/07/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas testimeve të bëra në Komunën e Kamenicës një person ka rezultuar pozitiv.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke iu bërë thirrje qytetarëve të kujdesen për njëri tjetrin duke respektuar udhëzimet nga organet kompetente ka thënë se bartja e virusit tek personat me sëmundje kronike, e vështirëson gjendjen e tyre shëndetësore.

"Në komunën tonë sot u identifikua edhe një (1) rast pozitiv me COVID-19. Në total numri ka arritë në 48, prej tyre 42 të shëruar plotësisht. Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t'ia vështirësoj gjendjen shëndetësore.Kujdesuni për njëri-tjetrin", ka thënë Kastrati.

Në Komunën e Kamenicës deri më tani të infektuar kanë qenë 48 persona, ku nga ta 42 janë shëruar plotësisht, ndërsa gjashtë raste janë aktive.

Mbani distancë dhe përdorni maska.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco