MSH: Konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus

MSH: Konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus

11:01, 07/06/2020

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 14 persona.

10 raste janë në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Durrës dhe 1 në Krujë.

DEKLARATA E PLOTE

Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19.

Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)

Testime totale 18290

Testime molekulare 16255

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1246

Raste të shëruara 938

Raste Aktive 274

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 187
Krujë- 24
Shkodër- 19
Kamëz- 14
Durrës- 10
Mat- 9
Lushnje- 6
Tropojë- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco