Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për rastet e fundit me Covid-19

Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për rastet e fundit me Covid-19

23:23, 30/05/2020

Edhe pesë raste me koronavirus janë konfirmuar sot në  Vushtrri.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri me anë të postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjithë rastet vijnë nga një familje.

Ai po ashtu, ka bërë të ditur se familjeve të prekura u janë dërguar mjete mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.
Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.
Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco