'Lereni të qetë këtë popull...'/ Mjeku apel kolegëve: Mos ndillni panik me 'ëndrra epidemike drastike'

'Lereni të qetë këtë popull...'/ Mjeku apel kolegëve: Mos ndillni panik me 'ëndrra epidemike drastike'

17:33, 30/05/2020

Mjeku Gëzim Xhepa, i cili ka qenë shumë aktiv gjatë periudhëps së pandemisë, reagon sërish lidhur me shtimin e rasteve të të prekurve me Covid-19 në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhepa shkruan se qeveria po haluçinon sa i përket rritjes të të infektuarve, ndërsa ka edhe një apel për kolegët e tij ku i kërkon të mos përhapin panik me "ëndrra epidemike drastike", siç i quan ai.

"Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI! 

Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë... dhe jo dashakeqësisë për të terrorizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes..., JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË...", shkruan mjeku në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco