Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga Polonia

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga Polonia

11:18, 29/05/2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  ka pranuar sot një donacion prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë.

"Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor" thuhet në njoftimin e MSh-së.


Tutje, në njoftim thuhet se zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco