Vdes pacienti nga Prizreni që po trajtohej në Infektivë nga Coronavirusi

Vdes pacienti nga Prizreni që po trajtohej në Infektivë nga Coronavirusi

19:00, 25/05/2020

Klinika Infektive ka njoftuar se pacienti A.H (1961) nga Prizreni që po trajtohej nga Koronavirusi në këtë klinik ka ndërruar jetë sot gjatë pasdites – raporton Syri.net Kosova.

 I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese, thuhej në njoftimin për media.

“Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK Prishtinë, 25 maj 2020 Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë. I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1032 raste me COVID-19, janë shëruar 789 persona, ndërkohë kanë vdekur 29 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco