Infektologu jep shpresë: Covid-i po shkon, vera po vjen

Infektologu jep shpresë: Covid-i po shkon, vera po vjen

22:55, 24/05/2020

Kjo e diel është dita e parë që pas më shumë se tre muaj asnjë rast me koronavirus nuk është shënuar në Kosovë.

E infektologu Valbon Krasniqi përmes një statusi në Facebook ka uruar, duke shtuar se Covid-19 po shkon, shkruan Syri.net Kosova.

“Covid-i po shkon, vera po vjen. Urime Kosovë”, ka shkruar ai.

Që nga 13 marsi prej kur u shënuan rastet e para, çdo ditë ka pasur raste të reja me koronavirus në vend, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1032. 
Ndërkaq në vend deri tani janë 789 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco