Në Vushtrri shuhet vatra e përhapjes koronavirusit

Në Vushtrri shuhet vatra e përhapjes koronavirusit

08:56, 29/04/2020

Nga 24 të infektuar në Vushtrri, 22 janë shëruar dhe vetëm një rast është aktiv teksa një tjetër person ka vdekur.

 

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sot shfuqizohet vendimi Ministrisë së Shëndetësisë për fshatin  Samadrexhë si ‘vatër’ e përhapjes së koronavirus.

Sipas tij, deri te ky vendim ka ardhur pasi që në tashmë në Vushtrri janë shëruar 22 persona nga 24 sa janë të infektuar me koronavirus.

Tahiri është shprehur optimist se Vushtrria do të jetë qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

N’Vushtrri sot 0 raste si dhe 1 paciente nga Samadrexha e shëruar. Nga nesër shfuqizohet vendimi i Ministrit Vitia për Samadrexhën si ‘vatër’ e përhapjes së #coronavirus

Ne jemi gati për lehtësim të masave dhe kemi kërkuar nga MSH që Smrekonica të largohet nga karantina. Vendimi i Ministrit varet edhe nga vlerësimi i profesionistëve shëndetësor, le të jemi të qartë për mua 1 jetë njeriu dhe shëndeti është me e rendesishme se çdo gjë tjetër.

Kam besim që do të jemi qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve, 24 të infektuar, 22 të shëruar, vetëm 1 rast aktiv dhe fatëkeqësisht 1 vdekje.

Faleminderit Vushtrri ????.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco