Qeveria greke vendos heqjen me faza të kufizimeve: Maskat në përdorim, lokale në natyrë

Qeveria greke vendos heqjen me faza të kufizimeve: Maskat në përdorim, lokale në natyrë

08:14, 29/04/2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të martën zbuloi një plan të shumëpritur për heqjen graduale të masave kufizuese të vendosura muajin e kaluar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim televiziv që erdhi 37 ditë pasi qeveria vendosi një bllokim të madh për të frenuar pandeminë, Mitsotakis falënderoi grekët që respektuan kufizimet, duke theksuar se vendi ishte bërë "një shembull" për të gjithë botën. Megjithatë, tha ai, distancimi shoqëror dhe përdorimi i maskave duhet të "bëhen natyra e dytë" pasi "nuk mund të ketë kthim në realitetin  e para-koronavirus".

"Ky nuk është epilogu i sprovës sonë, por vazhdimi," tha Mitsotakis, duke shtuar se parimi udhëzues do të jetë "të mbetemi i sigurt". Aparati shtetëror, përfshirë shërbimin shëndetësor, është i përgatitur për fazën tjetër, tha ai, duke shtuar se moti i përmirësuar pritet të ndihmojë në frenimin e pandemisë. Një panel ekspertësh është ngritur që të rishikojë planin çdo 24 orë.

Faza e parë e planit është të fillojë në 4 maj kur disa dyqane me pakicë, duke përfshirë libraritë dhe sallonet e flokëve, do të rihapen, me të tjerët që do të ndjekin ritmin më vonë gjatë muajit.

Gjithashtu nga 4 maji, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të dërgojnë një SMS ose të mbajnë një dokument duke përmendur arsyen e tyre për të lënë shtëpinë e tyre,e megjithatë u ndalohet largimi nga rajoni ku ata jetojnë.

Kafenetë dhe restorantet do të lejohen të rihapen nga 1 qershori, por vetëm me tryeza jashtë, në natyrë, ashtu si dhe qendrat tregtare dhe hotelet që punojnë gjatë gjithë vitit.

Nga 4 maj, kishat do të rihapen për lutje individuale, por me kufizime në numrin e adhuruesve që lejohen brenda kishës, ndërsa shërbimet do të lejohen të rifillojnë nga 17 maji.

Mitsotakis falënderoi Arqipeshkvin Jeronimos dhe klerin grek "për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre."

Ndërsa për shkollat, ato do të hapen gradualisht, duke filluar nga 11 maji me studentë të klasave të larta të shkollave të mesme.

Më shumë detaje rreth planit të qeverisë u paraqitën nga zv / ministri në Kryeministri, Akis Skertsos, i cili njoftoi krijimin e një mekanizmi të përhershëm monitorimi dhe ndërhyrje, "një vëzhgues", për të luftuar pandeminë, duke regjistruar rastet dhe matur indeksin e rrezikut me ndihmën e aplikacioneve teknologjike.

Kjo do të lejojë zbatimin e shpejtë të masave, në varësi të nivelit të rrezikut, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco