Pas familjes, edhe qeni infektohet nga koronavirusi, rasti i parë i transmetimit Wilson

Pas familjes, edhe qeni infektohet nga koronavirusi, rasti i parë i transmetimit

08:00, 29/04/2020

Pas maceve edhe një qen në SHBA del pozitiv me koronavirus. Qeni me emrin Wilson i përket një familjeje në Chapel Hill, North Carolina. Burrë e grua dhe djali i tyre kanë dalë me koronavirus. Ata filluan të dyshojnë për qenin e tyre Wilson kur ai refuzoi të hante mëngjezin.

Është interesant se familja ka edhe një qen tjetër si dhe një mace, por ata nuk e kanë marrë virusin.

Po ashtu edhe vajza e shtëpisë Sandy, nuk është infektuar.

Ky është rasti i parë që dimë në SHBA ku virusi ka kaluar nga njeriu te qeni, shkruan gazeta Illyria. Muajin e kaluar një rast i ngjashëm në Hong Kong mund të ketë qenë i pari në botë i transmetimit të virusit nga njeriu te kafsha.

Studjuesit besojnë se është më e lehtë që virusin ta marrin macet sesa qentë. Ata gjithashtu besojnë se në SHBA ka shumë kafshë shtëpiake që janë infektuar, por nuk dihet ngaqë nuk u bie radha të testohen. Wilson ishte një rastësi që u testua sepse familja kishte pranuar të bëhej pjesë e një studimi nga Duke University.

E zonja e shtëpisë tregoi për median se Wilson e ka zakon që ua lëpin pjatat familjarëve si dhe këta shpesh ia afrojnë fytyrën e tyre përpara fytyrës së tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco