20 mijë teste çdo ditë/ Luksemburgu planifikon testim për gjithë popullatën

20 mijë teste çdo ditë/ Luksemburgu planifikon testim për gjithë popullatën

19:56, 28/04/2020

Pas Andorës, Luksemburgu njofton se do testohen të gjithë qytetarët në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit, testet do jenë vullnetare dhe ata që jetojnë përtej kufirit në Gjermani, Francë dhe Belgjikë do të jenë në gjendje të testohen dhe të vijnë për të punuar në Luksemburg.

Gjithashtu rreth 8500 nxënës dhe mësues do të testohen para se shkollat të hapen më 4 maj.

Të paktën 20 mijë teste mund të bëhen çdo ditë, thanë autoritetet e Luksemburgut, vend ky me rreth 600 mijë banorë.

“Ne synojmë të testojmë tërë popullatën, disa herë dhe më shumë,” vunë dukje autoritetet, duke shtuar se testet mund të bëhet në një kohë relativisht të shkurtër duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend të vogël.

Sipas masave aktuale, banorët mund të shkojnë vetëm te mjeku, në punë dhe dyqane.

Deri tani Luksemburgu ka regjistruar 3.729 të infektuar dhe 88 vdekje nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco