Vijon trendi zbritës/ Në 24 orë, Italia konfirmon 382 vdekje nga virusi

Vijon trendi zbritës/ Në 24 orë, Italia konfirmon 382 vdekje nga virusi

18:08, 28/04/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia vijon sërish të shënojë rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi, krahasuar me një javë më parë.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë ditës së sotme, u shënuan 382 viktima dhe 2,091 raste të reja nga COVID-19. 

Deri tani Italia ka regjistruar 201,504 të infetkuar e 27,359 viktima.

Aktualisht janë 105,205 raste pozitive e janë shënuar 608 raste më pak se një ditë më parë.

Numri i të pacientëve të shëruar është rritur me 2,317 persona e numri i tyre ka arritur në 68,941.

Në reduktim është dhe numri i pacientëve në terapi intesive ku 24 orët e fundit kanë shënuar 93 pacientë më pak e numri aktual i tyre është 1,863.

Gjitashtu në reduktim është dhe numri i personave që po kurohen në struktura spitalore ku numri i tyre sot ka zbritur më 19,723 e janë 630 pacientë më pak se dje.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 869 raste pozitive më shumë.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot është 1,846,934 ndaj 1,274,871 personave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco