Punonjësi i doganës humbi jetën nga COVID-19, ja dedikimi prekës i kolegëve

Punonjësi i doganës humbi jetën nga COVID-19, ja dedikimi prekës i kolegëve

16:56, 28/04/2020

Viktimë e COVID-19 në Shqipëri është edhe një punonjës i Doganës Shqiptare. Kolegët dhe stafi i administratës i ka bërë një ngushëllim në faqen zyrtare në Facebook ku jepen edhe detaje. Mësohet se R.K, ishte shtruar prej ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

“Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë”, shkruhet në postim.

Postimi i plotë i doganës

Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19

Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.

I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco