Rriten vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmon 6 viktima në 24 orë nga virusi

Rriten vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmon 6 viktima në 24 orë nga virusi

16:41, 28/04/2020

Gjatë 24 orëve të fundit është rënduar bilanci nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, pasi kanë humbur jetën 6 pacientë të cilët ishin infektuar.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy pacient nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçe që janë pranuar në spital me 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshën 58 vjeçe, e cila është pranuar në spital me 12 prill.

Deri tani numri i viktimave nga Covid-19 në vend arrin në 71.

Në 24 orët e fundit janë realizuar gjithashtu 362 teste, prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 2, në Strugë 1, Veles 3, Kavadar 2, Gostivar 2 dhe Negotinë 1 rast.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në shkon në 1,421.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 589.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco