Rriten sërish vdekjet në Britani/ Raportohen 639 viktima në 24 orë nga virusi vdekjeprurës

Rriten sërish vdekjet në Britani/ Raportohen 639 viktima në 24 orë nga virusi vdekjeprurës

16:22, 28/04/2020

Gjatë ditë së sotme, Anglia, Skocia dhe Uellsi kanë njoftuar 639 viktima nga shpërthimi i koronavirusit, duke rritur zyrtar në 21.731 vdekje.

Por numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë 55 përqind më i lartë se sa tregojnë përditësimet ditore të Departamentit të Shëndetësisë, sepse ato nuk përfshijnë njerëzit që vdesin jashtë spitaleve, raporton Dailymail.

Të dhënat javore tregojnë se vdekjet jashtë spitaleve rritën numrin e përgjithshëm në Angli dhe Uells deri në 17 prill, ku shifrat arritën në 22.351 viktima, një rritje e konsiderueshme e njoftuar në atë datë nga Departamenti i Shëndetësisë.

Nëse e njëjta rritje - 54,6 përqind - do të ishte aplikuar për numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuar sot (21.731) kjo mund të nënkuptojë se numri i vërtetë i viktimave është më shumë se 33.600.

Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, të cilat japin një tablo të përjavshme se sa njerëz kanë vdekur jashtë spitaleve, regjistruan 3,096 vdekje në shtëpitë e kujdesit nga 11 prill deri në 17 prill.

Shumë prej atyre që vdesin jashtë spitaleve nuk janë testuar për koronavirusin ndërsa kanë qënë gjallë, domethënë këto të dhëna tregojnë se shpërthimi i koronavirusit në Britani është shumë më i madh se sa duket.

Katër nga çdo 10 personat që vdiqën në atë javë u infektuan me koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se gjysma e vdekjeve të COVID-19 që po ndodhin në Evropë po ndodhin në shtëpi pleqsh dhe shifrat në Mbretërinë e Bashkuar po rriten shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco