Shërohen nga koronavirusi katër pacientë në Fushë Kosovë

Shërohen nga koronavirusi katër pacientë në Fushë Kosovë

16:35, 28/04/2020

Katër pacient me koronavirus janë shëruar ka njoftuar komuna e Fushë Kosovës.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës, thotë se ata tashmë janë shëruar plotësisht.

Njoftimi i plotë:

* Njoftim nga Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës *

Në testimin e datës 27.04.2020 nga IKSHP, konfirmohet se 4 (katër) pacient të infektuar me COVID-19 në komunën e Fushë-Kosovës, kanë rezultuar negativ. Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negativ.

Raste të reja nuk ka, gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë.

Si Shtab Emergjent i komunës, jemi të përkushtuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i ofruar shërbime të cilësisë së lartë të gjithë atyre që kanë nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco