Dezinfektim, larje rrobash/ Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë duhet bërë pasi kthehemi në shtëpi

Dezinfektim, larje rrobash/ Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë duhet bërë pasi kthehemi në shtëpi

13:18, 28/04/2020

Ekspertët e shëndetit publik thonë se në këtë periudhë të pazakontë, njerëzit shqetësohen edhe për veprimet më të rëndomta. Dr. Stephen Morse thotë për Zërin e Amerikës, se përgjigja ndaj shumicës së pyetjeve, për shembull nëse mund të infektohesh nga rroba të infektuara, nga ushqimet që ke blerë, nga kutitë e kartonit që vijnë me postë, nga zarfa e të tjera si këto, është: “Mos u shqetëso”.

“Kur kam veshur një xhakoventë të lehtë, e heq, e var në dollap dhe pas pak ditësh mund ta vesh përsëri. Kur vij në shtëpi, laj duart, laj fytyrën. Unë jam mikrobiolog, jam pak i fiksuar pas këtyre praktikave”. Dr. Vincent Racaniello thotë se edhe kur lëviz me transport publik, nuk e sheh të domosdoshme të lajë rrobat që kishte veshur.

“Varet sa njerëz ka në vagonin e metrosë. Nëse është plot me njerëz, ndoshta duhet të lash rrobat, por nëse ka pak njerëz, askush nuk është afër teje, nuk ka nevojë”.

Specialisti shton se edhe në këto kushte epidemie mund të vraposh në mjedise të hapura pa maskë, me kusht që të jesh 2 metra larg të tjerëve. Për sa u përket këpucëve, është mire t’i lësh në hyrje të shtëpisë dhe nuk ka nevojë t’i spërkatësh me dizinfektant.

“Virusi nuk do të ngrihet të fluturojë” – thonë ekspertët. Kur zë vend në një objekt, ai nuk lëviz. Nëse prek lidhëset e këpucëve dhe ato mund të jenë të infektuara, laj duart menjëherë.

Në kushtet kur shumë familje i marrin furnizimet e nevojshme me postë apo me korrier, ekspertët rekomandojnë riciklimin ose hedhjen në plehra të paketimit prej kartoni dhe më pas larjen e duarve. Ndërkohë, celulari mund të pastrohet me një fshirëse me dezinfektant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco