Mbahen zgjedhjet parlamentare në Iran/ Disidentët thirrje për bojkot

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Iran/ Disidentët thirrje për bojkot

16:53, 21/02/2020

Mbështetja për udhëheqjen e Iranit u vu në provë të premten ndërsa votuesit u drejtuan drej qendrave të votimeve në Republikën Islamike, për të zgjedhur një parlament të ri, në mes të vështirësive ekonomike dhe rritjes së zhgënjimit me qeverinë.

Zgjedhjet, për të cilat regjimi iranian dhe media shtetërore shpresojnë që votuesit të dalin masivisht, ndjekin protesta e përgjakura antiqeveritare dhe kritika të gjera për mënyrën sesi udhëheqja e vendit trajtoi rrëzimin ‘aksidental’ të një avioni pasagjerësh nga Ukraina, raporton FoxNews.

"Kushdo që interesohet për interesat kombëtare të Iranit duhet të marrë pjesë në zgjedhje," tha Udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei të premten, pasi ai hodhi votën e tij në një xhami pranë zyrës së tij në Teheran.

"Armiqtë duan të shohin se cilat janë rezultatet e presionit maksimal të SHBA", tha ai më herët gjatë javës, duke iu referuar sanksioneve që kanë mbytur aftësinë e Iranit për të shitur naftën e tij jashtë vendit, duke e detyruar ekonominë e tij të zhytet në recesion.

Rreth 7,000 kandidatë janë duke luftuar për një vend në dhomën 290 vendesh në 208 zonat elektorale.

Parlamenti i Iranit nuk ka fuqi të diktojë politika të mëdha, por debaton buxhetin vjetor dhe përfshirjen e mundshme të ministrave.

Megjithatë, para votimit të së premtes, disidentët iranianë po i quanin zgjedhjet "turp" dhe po kërkonin një bojkot.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i përshkroi ato si një votë që "nuk është e lirë ose e drejtë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco