Itali/ U sëmur pasi darkoi me një mik të ardhur nga Kina, infektoi 6 persona të tjerë me koronavirus

Itali/ U sëmur pasi darkoi me një mik të ardhur nga Kina, infektoi 6 persona të tjerë me koronavirus

13:49, 21/02/2020

Italia ka konfirmuar gjashtë raste me të infektuar me koronavirus. Të infektuarit ndodhen në zonën e Lombardisë.

Një 38-vjeçar nga Lodigiano u testua pozitiv dhe u shtrua në spital në kushte të rënda në kujdesin intensiv. 38-vjeçari nuk ishte në Azi së fundmi, por ka darkuar në fillim të shkurtit me një mik që ishte kthyer nga Kina, i cili tani ndodhet në një dhomë i karantinuar në spitalin Sacco në Milano.

Gruaja e 38-vjeçarit dhe 3 persona të tjerë u infektuan gjithashtu.  Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë dha ??një urdhër të detyrueshëm izolimi në karantinë për ata që ranë në kontakt me personat e infektuar. /abcneës.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco