Kina ndryshon sërish mënyrën e numërimit të të prekurëve nga koronavirusi

Kina ndryshon sërish mënyrën e numërimit të të prekurëve nga koronavirusi

09:58, 21/02/2020

Javën e kaluar provinca e Hubeit lajmëroi se do të numëronte ‘të diagnostifikuarit klinikisht’ në numrat e të prekurëve nga koronavirusi.

Këta janë pacientët që shfaqin të gjitha simptomat e COVID-19, por ose nuk është mundur tu bëhet një test ose kanë pasur një rezultat negativ fals.

Doktorët në Hubei mund t’i diagnostifikonin këto raste duke përdorur vetëm skanera. Zyrtarët thanë se kjo metodë duhet të qartësonte çështjen mbi pacientët që dyshoheshin për koronavirus.

Por ditën e djeshme qeveria vendosi të ndryshonte sërish metodën e numërimit dhe ‘të diagnostifikuarit klinikisht’ u përjashtuan nga numërimi.

Tani pacientët duhet të kenë një rezultat pozitiv testi AND-je që të numërohen. Raste të tjera do të cilësohen si të dyshuar.

Sipas zyrtarëve kjo metodë u rindryshua, pasi tani testet e AND-së janë më të saktë dhe më lehtësisht të gjendshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco