Spanjë: 'Na nxirrni, jemi këtu poshtë!' Gjenden punëtorët e fabrikës së nëndheshme të cigareve falso

Spanjë: 'Na nxirrni, jemi këtu poshtë!' Gjenden punëtorët e fabrikës së nëndheshme të cigareve falso

09:12, 21/02/2020

Një fabrikë e paligjshme cigaresh u zbulua në Spanjë ku gjashtë punëtorë të huaj po gulçonin për t’u mbushur me frymë para se të shpëtoheshin, thanë autoritetet.

12 shtetas britanikë që dyshohet se e drejtonin fabrikën u arrestuan, njoftoi BBC.

Bunkeri, nën stallat e kuajve në provincën jugore Malaga mund të prodhonte deri në 3500 cigare të falsifikuara në orë.

Kjo është e para fabrikë nëntokësore për cigare të falsifikuara që është gjetur në BE, tha Policia spanjole dhe EUROPOL-i.

Gjatë punëtorë ukrainas dhe lituanezë u gjetën që mezi po merrnin frymë për shkak se një gjenerator, që ishte vënë  për të pompuar ajrin brenda bunkerit, nuk po funksiononte më.

Njëzet vetë ishin arrestuar më herët atë ditë, por nuk e kishin njoftuar Policinë se punëtorët ishin akoma brenda.

Punëtorët në panik zhurmuan dhe thirrën nga brenda ndërkohë që policia kontrollonte zonën. Përfundimisht, oficerët i gjetën dhe i nxorën jashtë.

Policia konfiskoi 153 mijë pako cigaresh, më shumë se 17 ton duhan role, 20 kg hashash dhe 144 kg marihuanë./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco