Koronavirusi vijon të vrasë, shkon në 2236 numri i viktimave, mbi 75500 persona të prekur

Koronavirusi vijon të vrasë, shkon në 2236 numri i viktimave, mbi 75500 persona të prekur

08:45, 21/02/2020

Vazhdon të shkaktojë vdekje dhe viktima koronavirusi i ri. Numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2236, ndërsa i atyre të prekurve në mbi 75 500.

Ndërkohë, Korea e Jugut është bërë vendi me më shumë raste të prekura, përpos Kinës, duke raportuar 52 raste të reja dhe me mbi 150 persona në gjithë vendin në total.

Ndërsa në Kinë, në vendin e origjinës së virusit, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera ditën e djeshme, shumica në provincën e Hubei-t.

Raste të reja vetëm për një ditë në këtë zonë kapën shifrën e 890 personash.

Fatmirësisht mbi 2000 persona janë shëruar dhe janë nxjerrë nga spitalet po të njëjtën ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco