Frika nga virusi i tmerrshëm/ Ukrainasit sulmojnë autobusët me të evakuuar nga Kina

Frika nga virusi i tmerrshëm/ Ukrainasit sulmojnë autobusët me të evakuuar nga Kina

08:33, 21/02/2020

Dhjetra protestues në një qytet ukrainas kanë sulmuar autobusët që transportonin persona të evakuuar nga Kina, që është goditur nga koronavirusi.

Të evakuuarit u sollën në spitalin në Novi Sanzhary, në rajonin qendror Poltava, ku do të mbahen në karantinë për 14 ditë.

Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje protestuesve të qetësohen. Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SSU) tha se një email i rremë që pretendonte se ishte nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë të rreme tha se disa evakuues ishin të prekur nga virusi.

Më herët të enjten, 45 ukrainas dhe 27 shtetas të huaj udhëtuan nga Ëuhan i Kinës, epiqendra e shpërthimit vdekjeprurës, në Kharkiv në Ukrainën lindore.

Gjashtë autobusë më pas i çuan në spitalin në Novi Sanzhary, ku u pritën nga demonstruesit duke ndezur zjarr dhe hedhur gurë, shkruan abcneës.al

Ministria e shëndetësisë e vendit tha që asnjë prej pasagjerëve nuk ishte i sëmurë. Misioni diplomatik i Ukrainës shtoi se tre ukrainas dhe një banor i Kazakistanit kishin mbetur pas në Kinë, sepse ata kishin raportuar se kishin ethe.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco