Rritja e potencialit të turizmit/ Turqia heq vizat për 6 shtete të zonës shengen

Rritja e potencialit të turizmit/ Turqia heq vizat për 6 shtete të zonës shengen

17:17, 20/02/2020

Një nga vendet më të njohura për pushuesit evropian është Turqia, e cila ka njoftuar një vendim të sajin, ku nga muaji tjetër, do heq rregullat e tanishme të vizave.

Nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara, ky shfuqizim i vizave vlenë për Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Që nga 2 Mars 2020, Turqia ka vendosur të përjashtojë kërkesat për viza për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtime turistike në Turqi për çdo 90 ditë brenda periudhës 180 ditore’’.

“Ky hap synon rritjen e potencialit tonë të turizmit me këto vende, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona tregtare, ekonomike dhe kulturore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco